Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të mërkurë në Itali. Një shqiptar teksa po peshkonte në brigjet e përroit të Vermiglianës në Osanë, në pjesën e sipërme të Val di Sole, përpara se të kthehej në punë në një piceri familjare në Mezzana ka gjetur vdekjen.
Bardosh Dajko pa dashje me grepin e peshkimit goditi kabllot e tensionit të lartë dhe si pasojë mbeti i vdekur në çast.
Ambulanca dhe zjarrfikëset u njoftuan menjëherë nga disa banorë, pasi këta të fundit u alarmuan nga zhurma e shkaktuar nga shkarkimi i elektricitetit.
Pas disa orësh kërkime policia gjeti trupin e Dajkos në bar në mes shtratit të përroit në kushte të tmerrshme për shkak të fuqisë së shkarkimit. Trupi i 53-vjeçarit ishte pjesërisht i karbonizuar.
Lajmi për aksidentin u përhap me shpejtësi në të gjithë Valle di Sole, ku 52-vjeçari dhe familja e tij njihen dhe vlerësohen. Prej 20 vjetësh Bardosh Dajko, me origjinë nga Vlora jetonte në Itali.
Ai ishte punësuar nga pronarët e pizzerisë Al Sole di Mezzana. Puna e tij u vlerësua, aq shumë sa që ai kishte arritur të fitonte besimin e punëdhënësve të tij, të cilët, sapo dolën në pension, kishin pranuar me dëshirë t’i besonte biznesin atij. Kështu Bardosh kishte arritur ta merrte përsipër, duke e menaxhuar vetë picerinë me gruan e tij Adriana.