Një ngjarje tragjike ka ndodhur para pak minutash në Drenovë të Mallakastrës. Burime zyrtare bëjnë me dije se një fermer ka vdekur pasi gjatë punës me traktor, ai ka humbur kontrollin e mjetit i cili më pas e ka zënë poshtë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
“Sot rreth orës 10:15, në fshatin Drenovë, Mallakastër, një mjet tip agregat (mjet i vjetër nafte), ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi G. Q. dhe ka mbetur i plagosur shtetasi L. G. i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, ishte njoftimi i policisë.
