Kishte bërë lindje të parakohshme të dy binjakëve, por një 30-vjeçare humbi jetën tragjikisht për shkak të gripit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Sanatorium në Tiranë, ku nëna e re kishte sjellë në jetë dy binjakët, por fatkeqësisht ndërroi jetë dhe njëra nga foshnjet, ndërsa foshnja tjetër është në gjendje të mirë shëndetësore.
Siç raporton News 24, binjakët prematurë ishin trajtuar në maternitet, ndërsa nëna ndërroi jetë në Sanatirum për shkak të virusit AH1N1.
