Sokol Branica, trajneri i skuadrës së Peqinit ka tentuar të godasë sot, në fund të takimit Burreli-Shkumbini, gjyqtarin kryesor të ndeshjes Indrit Myrtja.
Gjatë gjithë përballjes në “Liri Ballabani” tekniku peqinas është parë nga tifozët matjanë mjaft i nervozuar, madje shfaqej teksa kundërshtonte herë pas here vendimet e kryesorit të ndeshjes, Myrtja.
Në momentin kur ky i fundit mbylli ndeshjen trajneri i Shkumbinit vrapo me shpejtësi drejt mesit të fushës për të “replikuar” me gjyqtarin kryesor të takimit. Të njëjtën gjë bënë dhe tre efektivë të Policisë Bashkiake Mat. Kur duart e Branicës i ishin afruar Myrtes është ai është ndaluar nga Policia, madje është rrethuar, duke penguar agravimin e situatës.
Gjithë dufin e tij Brainica e shprehu gjatë një interviste kur kritikoi gjykimin e ndeshjes. /tirananews.al/