Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Trajtimi eksperimental, “mini mëlçitë” që mund të shpëtojnë pacientët në nevojë për një transplant

21:20 / April 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
melcite
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një trajtim eksperimental që mund të ndihmojë në rritjen e një “mëlçie në miniaturë” është aplikuar për herë të parë te një njeri. Procedura e zhvilluar nga kompania bioteknologjike LyGenesis shënon fillimin e testeve klinike për pacientët që kanë probleme të rënda me mëlçinë, por nuk kanë mundur të përfitojnë një transplant.

Metoda është e pazakontë: shkencëtarët ndikuan qeliza të shëndetshme mëlçie të marra nga një dhurues, në një nyje limfatike në abdomenin e sipërm të pacientit. Ideja është që për disa muaj qelizat do të shumëfishohen dhe do të ‘pushtojnë’ nyjen për të krijuar një strukturë që mund të kryejë filtrimin e gjakut te pacienti.

Pacienti mbi të cilin u testua kjo kurë po rikuperohet dhe ka dalë nga klinika. Mjekët do duhet ta monitorojnë nga afër për infeksione sepse ai duhet të marrë ilaçe imunosupresive që trupi mos të refuzojë qelizat e dhuruesit.

LyGenesis po provon këtë metodë për të ndihmuar njerëzit dhe për të përdorur mëlçitë e dhuruara që mund të përfundojnë në kosh sepse operacioni i pacientit që përputhet me të nuk është realizuar në kohë.

Qelizat e dhuruesit kalojnë përmes një tubi në fyt dhe injektohen në një nyje limfatike pranë mëlçisë. Nyjet limfatike filtrojnë mbetjet e organizmit dhe janë pjesë e rëndësishme e sistemit imunitar, ideale për rritjen e “mini mëlçive”. Ato marrin një sasi të madhe gjaku dhe ka qindra prej tyre në të gjithë trupin, ndaj nëse disa shndërrohen në mëlçi, të tjerat mund të vazhdojnë të funksionojnë normalisht.

Deri më tani trajtimi ka funksionuar te minjtë, derrat  dhe qentë.

Mëlçia e re nuk do të rritet pafundësisht. Organi në miniaturë do të presë sinjalet kimike të stresit nga mëlçia që po vdes në mënyrë që të vazhdojë rritjen. Pasi organi i ri stabilizon filtrimin e gjakut, nuk rritet më sepse zhduket  sinjali i stresit. Gjithsesi, nuk është ende e qartë se sa do të rriten “mini mëlçitë” në organizmin e njeriut.

eksperimental melqite transplant
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026

Vera ka ardhur, ja perimet që i bëjnë më shumë mirë organizmit

21:38 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.