Një infermiere nga Italia është vetëvrarë në Itali Ajo i ka dhënë fund jetës duke u hedhur në lumin Cortellazzo. 49-vjeçarja punonte në spitalin Jesolo ku kishte disa pacientë me koronavirus.
Infermierja që jetonte vetëm, kishte qëndruar prej dy ditësh në shtëpi sepse kishte ethe. Kishte bërë edhe testin për koronavirusit, por nuk kishte marrë ende rezultatin.
Zhdukja e saj e papritur ka shqetësuar të gjithë stafin me të cilin punonte.
‘Ajo ishte e përkushtuar për punë, një burim i pazëvendësueshëm për kolegët dhe për kompaninë e kujdesit shëndetësor’, tha drejtori i ULSS 4, Carlo Bramezza.
Ai shprehu ngushëllimet për familjen e infermieres të identifikuar me inicialet S.L., e cila filloi punë në vitin 1991. Deri në vitin 2012, kishte punuar në departamentin e Kirurgjisë në spitalin Jesolo dhe më pas ishte trasnferuar në kirurgjinë e San Dona di Paive.
