Ministrja e Drejtësisë Etilda
Gjonaj, ka marrë
pjesë në prezantimin e projektit që kishte në fokus transformimin e ambienteve të Godinës së Arkivës Gjyqësore-Lundër ku mbahen dhe menaxhohen të gjitha dokumentacionet e rëndësishme të organeve të drejtësisë.
Gjatë fjalës së saj në Universitetin
Politeknik të
Tiranës, Gjonaj tregoi se
pse zgjodhi t’ja besojë implementimin e këtij
projekt studentëve dhe pedagogeve të Universitetit Politeknik dhe jo
kompanive kontraktuese, duke vënë theksin te vëmendja dhe rëndësia që duhet t’u
jepet të
rinjve.
Ky
projekt është produkt i marreveshjes së nenshkruar midis Ministrisë së Drejtësisë
dhe Universitetit politeknik në bazë të dokumentit të Paktit për Universitetin
si nje nisme qeveritare.
“ Ju falënderoj për mikëpritjen! Të gjithë ne
nuk kemi pasur kurrë dilema për
t’ju besuar dhe ngarkuar me përgjegjësi ndihmuese dhe inspiruese në funksion
të
së nesërmes suaj profesionale dhe
personale. Dhe vetë ky
projekt, është një dëshmi
suksesi për bashkëpunimin mes
Ministrisë
së Drejtësisë dhe
Universitetit Politeknik të Tiranës, i cili padyshim i shtohet si ogur “Paktit për Universitetin” i cili në muajin
Janar nisi si mision, ndërsa sot është shndërruar
në
një realitet
të
prekshëm
për të gjithë”, -u shpreh Gjonaj.
Nga ana tjetër, ministrja u ndal edhe te vëmendja që Ministria e Drejtësisë po i
jep të rinjve duke pasur në fokus të fjalës së sajk meritokracinë.
“Nga ana tjetër, ndjehem mirë kur
kolegë
tuaj të drejtësisë dhe jo vetëm,
pasurojnë
çdo
ditë
pjesën e administratës që unë drejtoj,
duke rigjeneruar të gjithë sistemin
i cili deri para disa vitesh… nga sistem drejtësie ishte shndërruar në sistem padrejtësie
për punonjësit që emëroheshin
me referenca partish dhe jo me referenca meritokracie”, -u shpreh Gjonaj.
Ndërkohë, ajo tregon edhe për rëndësinë që ka ky projekt në kuadër të plotësimit të të gjithë infrastrukturës së nevojshme
që ka të bëjë me Reformën në Drejtësi
“Ky projekt, i zbatuar nga Ministria e Drejtësisë dhe i
realizuar nga studentët dhe pedagogët e këtij
universiteti, është një produkt mjaft i rëndësishëm për të gjithë ne pasi i shërben transformimit rrënjësor të ambienteve të Godinës së Arkivës Gjyqësore, Lundër në të cilën mbahen dhe menaxhohen
dokumentacionet e rëndësishme të organeve të drejtësisë. Ju keni
qenë vetë aty
dhe e keni parë se çfarë kemi trashëguar dhe sa i rëndësishëm është ky investim për Institucionin e arkivës gjyqësore. Ndaj edhe
kjo iniciativë konkrete
është një tjetër
element i rëndësishëm që vërteton
vullnetin real dhe pozitiv që ka ndërmarrë qeveria shqiptare për të plotësuar të gjithë infrastrukturën e nevojshme, e cila gjithashtu ka të bëjë me
Reformën në Drejtësi
për të cilën
siç e dini ne jemi investuar maksimalisht, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin
Europian”, theksoi
Gjonaj.
