Në shtëpinë e Big Brother Vip kanë filluar diskutimet edhe ngacmimet edhe pse kanë kaluar vetëm pak orë nga nisja e spektaklit.
Një deklaratë e transgjinores, Amber Candy, që i tha Xum Allushit se “do të ta nxij jetën” ka shkaktuar diskutime mes tyre, ku të pranishëm ishin edhe banorë të tjerë.
“Prit ta marrim pak butë, nuk nxihet jetë direkt, por avash avash”- iu drejtua Amber Candy.
Ndërkohë Xum Allushi me ironi e quajti Amber si diven e shtëpisë së Big Brother VIP. “Më ngacmo, unë kënaqem”, i tha ai.
Amber Candy: Unë e di që pa mua nuk do rrini dot.
Xum Allushi: Pa ty? Ik njëherë brenda dhe ta shofim.
Amber Candy: Brenda shtëpisë them.
Xum Allushi: Po ike ti, vdiqëm të gjithë.
Xum Allushu: Ti je diva e vendit.
Amber Candy: Hiqe atë varës, ju pëlqen varsja e Xumit.
Xum Allushi: Kjo ka kuptim Amber dhe nuk hiqet.
Amber Candy: Cfarë kuptimi ka?
Xum Allushi: Nuk ta tregoj, ulu aty se kemi një muhabet përgjysmë. Si do ma nxish jetën, se jemi kurioz?
Amber Candy: Prit ta marrim pak butë, nuk nxihet jetë direkt, por avash avash.
Xum Allushi: Unë po të thashë do ta nxi jetën, ta nxi jetën.
Amber Candy: Do të ngacmoj gjithë ditën sot.
Xum Allushi: Më ngacmo, unë kënaqem.
Amber Candy: Unë ngacmimet i kam të lezetshme.
Xum Allushi: Ca do më bësh, do më vish te veshi.