Producenti i njohur, Trimi Musliu po përballet sërish me probleme shëndetësore, ndërsa kanë kaluar 5 vjet nga transplanti i parë i veshkave që ka kryer. Tashmë, Musliu duhet të bëjë sërish transplant dhe këtë herë, dhuruesi do të jetë babai i tij. Teksa dha një intervistë për”Abc-ja e mëngjesit”, ai tha se Covid-19 i kishte dëmtuar rëndë veshkën ndaj duhet të bëjë ndërhyrjen.
“Diagnoza ime është Insuficiencë renale e veshkave dhe detyrohemi që funksionin e veshkës ta bëjmë parmes dializës tre herë në javë. Kjo paraqet problem dhe në jetën normale, në funksionimin e saj sepse je i lidhur me një aparat dhe nuk mund të punosh, je pasiv.“, deklaroi Trimi.
Megjithëse ndodhet në Turqi ku do të kryejë dhe operacionin, ai kërkon që Kosova të miratojë ligjin që lejon transplante të tilla.
“Në momentin që transplanti del i suksesshëm nuk kam nevojë për dializë, mund të përdor disa ilaçe gjatë jetës që mbrojnë veshkën nga sulmet e trupave të huaj brenda trupit. Ndoshta kapacitetet spitalore nuk i kemi 100 %. Por ka mjekë dhe specialistë që kanë bërë transplante të suksesshme. Mungon infrastruktura ligjore për transplantin e organeve dhe është një dëm shumë i madh për popullin. Tentoj ta ngre si çështje që ligji për transplantin të realizohet sa më shpejt.“, tha Trimi.
