Abdalla Bakr 33 vjeç, me origjinë egjiptiane dhe banues në Tiranë është vënë në pranga nga policia e Sarandës.
Sipas njoftimit të policisë të Sarandës, qytetari Abdalla Bakr është kapur në kufije, në vendin e quajtur “Shkallë”, Konispol duke transportuar 4 shtetas sirianë të kalonin në vendet fqinje, me destinacion vendet e BE-së.
Arestimi i tij është bërë për veprimtarin kriminale duke iu dhënë ndihmë 4 qytetarëve të huaj, për kalimin e paligjshëm të kufirit.
Njotim i Policisë Sarandë
Finalizohet operacioni policor i koduar “KONISPOLI”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit. Operacioni i zhvilluar nga Policia Kufitare e Sarandës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë. Vihet në pranga 1 shtetas që u kap në flagrancë duke ndihmuar 4 emigrantë të paligjshëm, për të kaluar kufirin.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas egjiptian do të ndihmonte disa shtetas sirianë, që të kalonin në vendet fqinje, me destinacion final vendet e BE-së, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “KONISPOLI”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 33 vjeç, banues në Tiranë, me shtetësi dhe kombësi egjiptiane.
Shtetasi A. B. është kapur nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Shkallë”, Konispol, duke ecur në këmbë me 4 shtetas sirianë, të cilët më pas do t’i transportonte në kufi, kundrejt shpërblimit monetar, me qëllim kalimin drejt vendeve të BE-së. Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në të. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Gjatë operacionit “Konispoli” u arrestua shtetasi Abdalla Bakr.
