Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Trazirat në Francë pas vrasjes së 17-vjeçarit, Macron shtyn vizitën në Gjermani

16:56 / July 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ol
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shtyrë një vizitë shtetërore në Gjermani që ishte planifikuar të niste më 2 korrik, pas katër ditëve të trazirave në Francë. Lajmin e ka konfirmuar presidenca e Gjermanisë.

“Presidenti francez Macron foli sot me telefon me presidentin gjerman [Frank-Walter] Steinmeier dhe e informoi atë për situatën në vendin e tij”, tha presidenca gjermane më 1 qershor.

“Presidenti Macron kërkoi shtyrjen e vizitës së tij të planifikuar shtetërore në Gjermani”, shtoi ai.

Ministria e Brendshme e Francës tha se 1,311 persona ishin arrestuar gjatë natës, krahasuar me 875 arrestime një natë më parë, megjithëse dhuna ishte, sipas tyre, “në intensitet më të ulët”.

Nahel, një 17-vjeçar me origjinë algjeriane dhe marokene, u qëllua nga një oficer policie gjatë një ndalese trafiku më 27 qershor në periferi të Parisit, në Nanterre. Vrasja e tij ka nxitur protesta masive në mbarë Francën.

Në një deklaratë, Elysee tha se Macron kishte shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në Francë gjatë ditëve në vijim, duke pasur parasysh situatën në vend.

Një burim i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se nuk është rënë dakord për asnjë datë të re për vizitën e shtyrë.

Steinmeierit “i vjen keq për anulimin dhe ka mirëkuptim të plotë duke pasur parasysh situatën në vendin tonë fqinj”, thuhet në deklaratën e publikuar nga zyra e tij.

Ai shpreson se “dhuna në rrugë do të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe se paqja sociale mund të rivendoset”.

Vizita shtetërore shihej si një mundësi për të rigjallëruar marrëdhëniet mes dy gjigantëve të BE-së. Udhëtimi tre-ditor do të kishte shënuar vizitën e parë shtetërore të një presidenti francez në Gjermani që nga viti 2000, kur Zhak Shirak udhëtoi për në Berlin.

Një burim francez vuri në dukje megjithatë se të dyja palët kanë “shumë mundësi” për t’u takuar dhe se kjo vizitë ishte më shumë një takim për të festuar miqësinë franko-gjermane, sesa një takim rreptësisht politik. Si e tillë, koha për këtë vizitë nuk ishte “e përshtatshme”./ Rel

Francë gjermani Macron
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA në alarm nga kërcënimet iraniane, dyshohet se u planifikua vrasja e diplomatëve dhe zyrtarëve amerikanë

09:47 / October 24, 2026

Stuhia e fuqishme godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa pa energji elektrike

09:34 / October 24, 2026

Ambasadori Tom Barrack: SHBA mund të godasë Iranin që këtë fundjavë! Trump: Nuk kam dijeni

22:40 / October 23, 2026

U përfol për lidhje me princin 82-vjeçar, aktorja e njohur shuan kureshtjen: Mes nesh ka vetëm miqësi

21:18 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.