Lulzim Basha, prej tre ditësh nuk ka bërë asnjë takim në publik, duke ngjallur dyshime se për se është “izoluar” kryetari i PD-së.
Basha nisi prej shtatorit të zhvillonte takime thuajse çdo ditë, me grupe të ndryshme interesi, por edhe bashkëbisedim me gazetarët. Megjithatë prej datës 14 nëntor, Basha nuk ka zhvilluar më asnjë takim të ngjashëm, duke mos u shfaqur më në publik.
Këtë mesa duket e kanë vënë re edhe socialistët, duke mos e lënë pa ironizuar. “U be 4 ditë pa dalë nga shtëpia kandidati për KM”, shkruan në Tëitter këshilltari i Erion Veliajt, Renato Kalemi.
Ai poston edhe batutën nga komedia “Përrallë nga e kaluara”: “Si është Vangjeli me shëndet? Po çka që nuk del nga shtëpia ai ë?”.

U be 4 dite pa dale nga shtepia kandidati per KM! pic.twitter.com/jG3AoFSf9n
— Renato Kalemi (@renatokalemi) November 17, 2020
