Brenda një kohe të shkurtër Olsi Bylyku mori mjaft famë si aktor humori me personazhin e tij “Kimikati” në Portokalli duke nisur kështu dhe karrierën e tij artistike.
Ka qenë gjithmonë i hapur për të shprehur mendimet e tij dhe këtë nuk e ka kursyer as së fundmi, ku ishte i ftuar në emisionin e Roza Latit.
Aktori i humorit është pyetur se çfarë nuk i pëlqen nga VIP-at shqiptarë dhe ai ka kthyer përgjigjen pa doreza.
“Dëshira për të bërë sa më shumë lek. Mosvlerësimi dhe tangërllik i tepruar”, tha Olsi.
Ndërsa për partneren e tij, Eglin, ai u pyet që të tregonte 3 pjesët që i pëlqejnë më shumë nga trupi i saj. “Sytë, faqet dhe vetullat. A e di si i ka vetullat? Për t’ja dhënë me qira, nëse i duhen ndonjërit”, tha Olsi duke mos i lënë as batuat e tij.
Ndërkohë kujtojmë se këto kohë Olsi ka qenë shumë aktiv në karrierën e tij, qoftë në televizion, por edhe në muzikë. Para disa javësh ai nisi një “late night shoë”, “Roped ëith Olsi”, në të cilin ka pasur të ftuar disa personazhe të njohur. Gjithashtu një muaj më parë, Olsi publikoi një bashkëpunim me artistin Engi, me titullin “PPN”.
