Lori Hoxha nga Londra ku ndodhet aktualisht për studime ka vendosur që t’u japë mundësi ndjekësve të saj në Instagram që t’i drejtojnë pyetje të ndryshme përmes “Ask me a question”!
Në morinë e kurioziteteve të mijëra fansave të saj, një prej pyetjeve ka qenë edhe ajo se cilat janë tre gjërat që e acarojnë më shumë Lori Hoxhën. E drejtpërdrejtë dhe direkte, fashionista e njohur shqiptare është shprehur se: “Padrejtësia, mosmirënjohja dhe injoranca”, këto janë padyshim tre gjërat që e acarojnë më shumë atë.