Ministrja Ogerta Manastirliu bën të ditur se janë shtuar 5 respiratorë të rinj në spitalin “Shefqet Ndroqi” për të plotësuar kapacitetet e terapise intensive.
Ajo bën të ditu se në këtë spital, që tashmë është cilësuar si COVID 2 janë të shtruat gjithsej 4 pacientë që janë transferuar nga infektivi, tre prej të cilëve vetëm mëngjesin e sotëm.
POSTIMI I MANASTIRLIUT
5 respiratorë e rinj, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare prej 54 respiratorësh që po plotësojnë kapacitetet e terapisë intensive, tashmë janë vendosur në punë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku nga mëngjesi i sotëm po trajtohen edhe 3 pacientë të spitalit infektiv të konfirmuar me #COVID19❗️
Vijojmë forcimin e kapaciteteve⏩ qeveria vendosi dje financimin edhe të 50 respiratorëve të tjerë për situatën e emergjencës së shkaktuar nga #COVID19.
