Pak minuta në parë në rrugën nacionale Shupenzë-Bulqizë ka ndodhur një aksident automobilistik.
Bilanci është tre të plagosur, njëri në gjendje kritike për jetën.
Tre të plagosurit u dërguan shpejt në spitalin lokal dhe mjekët kërkuan ndihmën e MSH për transportimin e të plagosurit me helikopter drejt Tiranës.

Kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
