Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Tre vatra aktive zjarri në vend

21:27 / July 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zjarre
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre vatra zjarri janë aktive në vendin tonë, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile. Në Qarkun e Dibrës ka vijuar puna nga terreni dhe ajri për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Kurdari, bashkia Klos.

Vatra e zjarrit në Balgjaj të fshatit Kurdari është zhvilluar në dy vatra, njëra prej të cilave është vënë nën kontroll. Një prej vatrave është zhvilluar në drejtim të liqeneve të Balgjajt, Kurdari në sipërfaqe me filizë pishe e ahu, por është mbajtur pjesërisht nën kontroll. Për fikjen e zjarrit u angazhuan 23 forca dhe helikopteri i FA. Nuk rrezikohen banesa.

Ndërkohë vijon puna për shuarjen e zjarrit të rënë në Buza Dede mbi fshatin Gurë-Lurë, bashkia Dibër. Aktualisht janë dy vatra zjarri aktive, njëra në kullotë, ndërsa vatra tjetër po zhvillohet në pyll me ah në vendin e quajtur Plehenaj, ku zjarri po zhvillohet shumë aktiv ndihmuar nga temperaturat e larta, era e fortë si dhe mbetjet e thata të grumbulluara ndër vite.

Efektivë zjarrfikës, forca nga Administrata e Zonave të Mbrojtura, forca bashkiake e vullnetare po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Po ashtu në Qarkun e Elbasanit, midis malit të Xhyrës dhe njësisë administrative Qukës, Bashkia Prrenjas, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ah, dëllinjë dhe panjë.

Punonjësit në terren kanë arritur të izolojnë vatrën e zjarrit dhe po e mbajnë atë nën kontroll, por për shkak të sasisë së madhe të humusit zjarri në brendësi vazhdon dhe ka forcë. 25 efektivë të FA janë përfshirë në këtë aksion, duke vënë nën kontroll flakët, por vazhdon puna për ta mbajtur atë të izoluar. Ndërkaq është fikur një vatër e raportuar në malin e Trushnicës në Tepelenë, por po mbahet në monitorim nga forcat bashkiake për të mos u riaktivizuar.

Tre vatra zjarri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kompensimi për arsimin nga DIVA: Tatimet drejt përfundimit të verifikimit për 2 mijë aplikimet e fundit

15:55 / October 23, 2026

Dëmet nga protestat, bizneset mund të aplikojnë për rimbursim në e-Albania, ja si kryhet procedura

16:20 / October 19, 2026

Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

10:55 / October 12, 2026

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.