Shpesh me shaka ose ndoshta dhe jo, thuhet se periudha e karantinës shërbeu për çiftet e reja për të njohur më mirë njëri-tjetrin dhe për t’u mësuar me bashkëjetesën.
Por mesa duket çifti i famshëm i kinematografisë nuk ia dalë dot për këtë. Flasim për dyshen e njohur të serialit të famshëm të Netflix, “Riverdale”, Cole Sprouse dhe Lili Reinhart të cilët i kanë dhënë fund romancës së tyre.
Sipas “PageSix”, Cole dhe Lili filluan të kishin probleme mes tyre ende pa u bërë serioze gjendja e pandemisë dhe mësohet se karantinën e kanë kaluar të ndarë.
Nuk e dimë se largësia dhe mungesa e kontaktit ka ndikuar në vendimin përfundimtar të ndarjes së tyre, apo diçka tjetër ka ndodhur.
Megjithatë, burimet tregojnë se ata nuk janë ndarë keq dhe kanë vendosur të mbeten miq, mirëpo për sa kohë do të jenë vetëm miq, mbetet ta shohim.
Kjo nuk është hera e parë që Cole dhe Lili i japin fund marrëdhënies. Hera e fundit që ata u ndanë ishte në mes të vitit 2019, mirëpo gjërat u rregulluan dhe u rikthyen sërish së bashku.
