Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Tregjet mbushen me vaj ulliri fals. Europol: Është bërë i zakonshëm në vendet që e prodhojnë

14:15 / December 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rreth 260.000 litra vaj ulliri u sekuestruan në operacionin OPSON, i cili synonte grupet kriminale të përfshira në rishitjen e ushqimeve të falsifikuara ose të prishura.

Në një aksion të përbashkët të policisë italiane dhe spanjolle u arrestuan 11 persona dhe Europol konfirmoi se sasia e konsiderueshme e vajit të ullirit fals u shit si origjinal – pra si “vaj ulliri ekstra i virgjër”.

Shitja e vajit të ullirit fals, paralajmëron Europol, është bërë e zakonshme në vendet prodhuese të vajit të ullirit si Spanja dhe Italia.

Është konstatuar se anëtarët e grupeve të organizuara kriminale të përfshira në mashtrime ushqimore përdorin një variant më të keq të vajit të ullirit për të holluar produktin e tyre.

Vaji i ullirit fals, karakterizohet nga aciditeti i shtuar, shije të padëshirueshme dhe erë jashtëzakonisht të pakëndshme, për këtë arsye nuk është i përshtatshëm për konsum.

Europol sqaron gjithashtu se termi ‘lampante’ që po përdoret për këtë lloj vaji rrjedh nga përdorimi i tij historik kur përdorej si lëndë djegëse në llambat e naftës.

Sipas Europolit, shfaqja e vajit të ullirit fals është një ndërthurje e rrethanave të ndryshme, si inflacioni, reduktimi i prodhimit të vajit të ullirit dhe rritja e kërkesës.

Në bastisjet në Itali dhe Spanjë u sekuestruan katër automjete, 91 mijë euro dhe dokumente të ndryshme. Hetuesit italianë kontrolluan tre fabrika të vajit të ullirit në Siçili dhe Toskanë, të cilat dyshoheshin se prodhonin vaj ulliri fals.

Ata i kërkuan pronarit listën e klientëve, dokumentacionin dhe u morën mostrat e vajit të ullirit. Njëra prej këtyre kompanive u gjobit për etiketim jo të duhur të produktit.

tirananews.al vaj ulliri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

15:59 / July 12, 2026

Qeveria rishikon kuadrin makroekonomik/ Në 2027-ën vendi del në tregjet e huaja, do kërkojë eurobond 650 mln euro

14:58 / July 12, 2026

Si do të llogaritet fatura e re për taksën e pronës dhe lehtësitë për shtëpitë e para

12:58 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.