Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Tregoi shokët e krimit! Artan Hoxha zbardh rolin e Klevis Allës në vrasjet e Durrësit: Ja rreziku që i kanoset

18:39 / May 5, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artan hoxha 11111
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Klevis Alla, 22-vjeçari nga Nish-Tulla e Durrësit, tashmë konsiderohet bashkëpunëtori i prokurorisë, pasi falë dëshmisë së tij policia dhe prokuroria, ka arritur të identifikojë personat që dyshohet të jenë organizatorët dhe qitësit, në 4 vrasje të kryera në Durrës, në datën 2 mars dhe 24 prill 2020.

Gazetari Artan Hoxha zbuloi rolin e Klevis Allës në vrasjen e ndodhur mbrëmjen e 27 prillit në Durrës ku mbetën të vrarë dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia.

“Pas vrasjes së 27 prillit kemi dhënë informacion se për shkak të ngjashmërisë me disa ngjarje të tjera, elementë të tjerë dukej se kishim të bënim me të njëjtin grup. Sot mund të gjykojmë se çfarë ka ndodhur realisht dhe si rrallë herë policia ka vepruar shpejt dhe ka bërë një punë të mirë. Pika më e dobët e çfarë kishte ndodhur ishte 22-vjeçari i cili nga hetimet ka dalë se ai ka pasur rol ndihmës dhe nuk ka pasur rol kyç. Ai është në moshë të re dhe këtë fakt e ka shfrytëzuar policia duke ushtruar presion. Dëshmia e 22-vjeçarit kanë vlerë pasi deklarimet e tij del se ai është një person i përfshirë në vrasje. Ai është personi që ka treguar se ku ishin armët të përdorura në ngjarje, në sajë të deklarimeve të tij u bë e mundur edhe gjetja e makinës Toyota, që do të thotë se përputhja e deklarimeve të tij me provat e gjetura tregojnë përfshirjen e 22-vjeçarit në këto ngjarje.

Është rast i rrallë që një person i cili bashkëpunon me policinë dekonspirohet kaq shpejt. Gjë që është për të ardhur keq. Gabimi qëndron në rrjedhjen informacionit. Dalja e emrit, do të thotë që bashkëpunëtorë të tjerë të grupit që nuk janë kapur të marrin masa për të pastruar veten dhe të shpëtojnë. Kjo gjithashtu vë në rrezik 22-vjeçarin dhe familjen e tij, të cilët mund të gjenden nën presionin e pjesës tjetër të grupit që janë ende të pazbuluar. Nuk konceptohet dot që të publikohet fotoja e bashkëpunëtorit menjëherë pas arrestimit të tij.

Personazhi qe deri tani është i përfshirë Altin Ndoci është një personazh i rrahur me vaj e uthull dhe është iu vështirë për t’u zbërthyer, ka qenë edhe herë të tjera në burg. Ka rezultuar se vrasësit me pagesë në Shqipëri e kanë nisur punën e tyre me grabitjen e makinave në rrugë. Kur është kapur në 2015 ka pasur një seri grabitjesh.

Ne thamë se ngjarjet kanë ngjashmëri me njëra tjetrën, si Dorian Shkoza dhe Viktor Haxhia kanë servis makinash, të dy janë përfshirë në lëndë narkotike”, tha Hoxha për abc news.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.