Bashkia e Matit ka shtuar kujdesin për tregjet në qytetin e Burrelit dhe synon që kjo përvojë pozitive të shtrihet edhe në njësitë administrative.
Ditët e fundit ka nisur investimi për ndërtimin e tregut frigoriferik, i pari i këtij lloj në rrethin e Matit.
Pas përfundimit të objektit të rëndësishëm fermerët dhe blektorët e Matit kanë një mundësi më shumë për tregëtimin e prodhimeve të tyre, ndërsa tregëtarët grumbullojnë produkte dhe i shesin ato në çdo stinë të vitit.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryebashkiaku Malaj shkruan:
“Nis puna për rikonstruksionin e tregut të Fruta-Perimeve në #Burrel.
Pjesë e projektit është edhe ambienti frigoriferik i cili është një ndihmë e padiskutuar për ruajtjen e mallrave dhe produkteve të tregtarëve.
Falë këtij investimi ky treg do marrë një pamje moderne dhe do ofrojë kushte bashkëkohore sipas standarteve europiane”.





