Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tregu i sigurimeve, në rritje më të ngadaltë për këtë vit

09:15 / November 27, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tregu i sigurimeve 14
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tregu i sigurimeve vijoi rritjen edhe gjatë muajit tetor, i mbështetur kryesisht nga produktet e sigurimit të detyrueshëm.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në fund të 10-mujorit, primet e shkruara bruto arritën vlerën e 20.3 miliardë lekëve, në rritje me 7.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e tregut këtë vit është më e ngadaltë krahasuar me vitin 2023, ndikuar pjesërisht edhe nga vazhdimi i forcimit të Lekut në kursin e këmbimit valutor.

Sipas të dhënave të AMF-së, për gjysmën e parë të këtij viti afërsisht 33% e primeve të shkruara bruto në sigurime ishin të llogaritura në valutë të huaj, kryesisht në Euro. Duke qenë se statistikat raportohen në lekë, forcimi i monedhës vendase në kursin e këmbimit ka dhënë një efekt negativ në vlerën e primeve të shkruara në valutë të huaj.

Përtej efektit negativ të kursit të këmbimit, struktura e tregut sipas produkteve këtë vit nuk shfaq risi të mëdha. Shumica e produkteve po ndjekin një rritje të ngadaltë dhe organike, me sigurimet e detyrueshme që vazhdojnë të përbëjnë shtyllën kryesore të tregut.

Për 10-mujorin, primet e shkruara bruto në tregun e Jo-Jetës u rritën me 7.5%, ndërsa në atë të sigurimit të Jetës me 8.5%.

Segmenti i Jo-Jetës vazhdon të dominojë, me gati 92% të primeve të shkruara bruto.

Sigurimet e detyrueshme motorike ngelen mbizotëruese në tregun e Jo-Jetës. Në fund të 10-mujorit, ato përbënin 66.1% të primeve të shkruara bruto, nga 65.9% që zinin në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e lehtë e peshës së sigurimeve të detyrueshme motorike ka ardhur kryesisht nga siigurimi i brendshëm motorik TPL, ndërsa ecuri më të dobët shfaqin produktet e Kartonit Jeshil dhe Policës Kufitare. Duke qenë se të dyja këto produkte shiten në Euro, edhe në këtë rast vlerësohet se një ndikim negativ ka dhënë kursi i këmbimit.

Sigurimi i pronës nga katastrofat ngelet produkti kryesor i sigurimit vullnetar, me 10.4% të primeve të shkruara bruto, nga 10.8% që zinte një vit më parë. Vijon sigurimi KASKO i automjeteve, me 8.1% të primeve, nga 7.2% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga ana tjetër, dëmet këtë vit po rriten me ritme ndjeshëm më të larta krahasuar me vitin e kaluar. Në fund të 10-mujorit rritja e tyre arriti në 22.7%, rritje kjo rreth tre herë më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Për10-mujorin, dëmet e paguara bruto kishin vlerën e 7 miliardë lekëve.

Struktura e dëmeve në tregun e Jo-Jetës vazhdon të dominohet nga sigurimet e detyrueshme motorike, me 70% të dëmeve të paguara bruto nga kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës./ Monitor

tregu i sigurimeve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

22:41 / June 4, 2026

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.