Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Trëndelina, bima medicinale që stimulon prodhimin e insulinës

11:16 / December 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trendelina474574 750x500
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Farat e trëndelinës janë përdorur gjërësisht nga amvisat, por edhe për të kuruar një sërë çrregullimesh shëndetësore.

Mjalti nga lulet e trëndelinës është një nga më natyralët dhe më të vlerësuarit nga bletërritësit duke i bërë zonat e pasura me këtë bimë si faltore ku grumbullohen kosheret e bletëve mjaltëbëresve të natyrës.

Në ditët e sotme, trëndelina përdoret në mjekësinë popullore për të luftuar diabetin, mungesën e oreksit dhe për të shtuar prodhimin e qumështit tek gratë lehona. Trëndelina aplikohet edhe në lëkurë për të shëruar inflamacionin.

Trëndelinën mund ta gjeni të tharë por edhe farat e saj, nëpër dyqanet e bimëve medicinale.

Farat e trëndelinës përmbajnë një substancë ngjitëse që njohur si mucilage e cila kur përzihet me ujin zgjerohet dhe transformohet në një masë xhelatinoze që shërben për të trajtuar irritime të ndryshme.Bima e trëndelinës përmban hekur, magnez, mangan dhe bakër përfshirë vitaminën B6, proteinat dhe fibrën.

Vlerat dhe përdorimet e trëndelinës:

Studimet mbi vlerat e trëndelinës nuk kanë të mbaruar, por deri më tani konkluzionet e këtyre kërkimeve tregojnë që trëndelina na vjen në ndihmë kundër një sërë problemesh shëndetësore.

Përmirëson tretjen dhe ul kolesterolin
Trëndelina ndihmon me një sërë problemesh që shkakton mostretja siç janë konstipacioni, inflamacioni në stomak etj.

Ata që vuajnë nga zemra, arteriet e sforcuara, niveli i lartë i yndyrnave në gjak, kolesteroli e të tjerë mund të përfitojnë shumë nga përdorimi i trëndelinës.

Ajo lufton lëndimet në gojë, bronkitin, infeksionet nën lëkurë, turbekulozin, kollën kronike, problemet me veshkat e të tjerë.

Për më tepër, trëndelina ngadalëson përthithjen e sheqernave në stomak dhe stimulon prodhimin e insulinës.

Në mjekësinë tradicionale Kineze, kjo erëz përdorej për të pastruar mushkëritë nga sekrecionet dhe ulur inflamacionin në organizëm.

Rregullon një sërë funksionesh hormonale
Meshkujt e përdorin trëndelinën për të trajtuar çrregullimet hormonale, hernian diskale dhe rënien e flokëve. Sipas të dhënave, trëndelina shton rrit nivelet e testosteronit.

Për ta përmbledhur trëndelina është barishtja më e mirë për të balancuar nivelet e sheqerit në gjak dhe të bën më mendjemprehtë.

Rrit prodhimin e gjirit tek nënat lehonë
Trëndelina i vjen në ndihmë grave që ushqejnë fëmijët me gji dhe që kanë një prodhim më të ulët se normalja.

Substancat që gjenden tek trëndelina e shtojnë ndjeshëm prodhimin e gjirit në më pak se 24 orë nga konsumimi.

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nuk keni pasur alergji më parë? Ja pse mund të shfaqen papritur gjatë jetës

16:56 / September 20, 2026

Ecja apo vrapi, cili është më i mirë për shëndetin?

15:06 / September 20, 2026

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Neurologu: Pagjumësia kronike, një faktor që dëmton trurin

14:29 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.