E ftuar në emisionin Arena, në RTV Ora, presidente Urdhri i Psikologut Valbona Treska u shpreh se një psikolog merret me mbi 2500 nxënës dhe viziton një herë në javë 4 shkolla.
Valbona Treska tha se: “Psikologët janë të trajnuar për t’i dalluar këto raste dhe mësuesi e ka syrin e mprehtë. Një psikolog e kemi një në 4 shkolla. Ai bën një xhiro një herë në javë. Tani këtij psikologu që i kemi ngarkuar mbi 2500 nxënës mos presim ndonjë rendiment pune. Ka disa gjëra nuk funksionojnë dhe të mos presim pastaj që të kemi rezultate.”
