Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Tri vlerat që kripa e detit i dhuron trupit, flokëve dhe dhëmbëve

21:52 / August 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
det
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kripa natyrale e detit njihet për vlerat e saj të pafundme në shëndet e sidomos në lëkurë. Kjo kripë është e mbushur me minerale si magnezi, kaliumi dhe kalciumi të cilat ndihmojnë në largimin e papastërtive dhe largojnë inflamacionin.

Pastron lëkurën

Nëse keni kohë që nuk bëni një pastrim fytyrë, e ndjeni atë të ashpër, të mbushur me papastërti e të thatë atëherë keni nevojë për skrab.

Skrab-i apo scrub nga anglishtja është procesi i fërkimit të lëkurës me kripë sheqer apo ndonjë copë të ashpër për të nxjerrë jashtë papastërtitë. Ky proces zakonisht bëhet gjatë apo pak pas dushi kur lëkura është e butë dhe poret janë të hapura.

Kështu kripën e detit mund ta përdorni për të krijuar një skarb të shëndetshëm në shtëpi, bashkojeni me pak mjaltë. Përzieni në një enë 2 lugë gjelle kripë deti apo kripë të trashë dhe 3 lugë e gjysmë mjaltë. Merrni pak nga kjo masë në duar dhe fërkoni lëkurën e trupit duke ushtruar forcë derisa të fillojë të skuqet paksa. Ndërsa për fytyrën bëni një masazh më të lehtë në mënyrë që të mos e acaroni lëkurën.

Kundër zbokthit

Keni probleme me zbokthin? Kripa e detit mund t’ju vijë në ndihmë menjëherë. Mjafton të ndani flokët në gjysmë të hidhni pak kripë tek skalpi juaj dhe të masazhoni kokën lehtë. Kjo do të largojë gradualisht zbokthin ndërsa në fund mos harroni të lani flokët.

Zbardh dhëmbët

Kripa mund të largojë gurëzat, papastërtitë dhe të gjitha problemet që mund të keni me ngjyrimin e dhëmbëve. Përzieni gjysmë luge çaji me kripë deti dhe një lugë çaji me sodë buke e më pas aplikojeni në tek pasta e dhëmbëve dhe lani dhëmbët si zakonisht.

Këtë metodë pastrami nuk rekomandohet ta bëni çdo ditë pasi mund të acaroni mishrat e dhëmbëve dhe të gjithë gojën, ndaj limitojeni në 1 herë në javë. 

floket kripa e detit vlerat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026

Vera ka ardhur, ja perimet që i bëjnë më shumë mirë organizmit

21:38 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.