Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Tridhjetë vite nga eksodi i shqiptarëve në Itali, mediat përtej Adriatikut: Sot të dy popujt janë të pandarë

17:06 / August 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
060317831 23de1980 0987 479a 83a8 1c2afb17a4e3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mediat italiane i kanë kushtuar reportazhe 30 vjetorit të eksodit të shqiptarëve në Itali.

Ishte 8 gushti i vitit 1991, kur anija tregtare Vlora, e ardhur nga Durrësi mbante në bord rreth 20 mijë shqiptarë, të cilët u larguan nga Shqipëria dhe u shfaqën në portin e Barit. Në bord kishte burra, gra, fëmijë, të cilët prisnin për fatin e tyre midis dy brigjeve të Detit Adriatik.

Anija Vlora!

Anija Vlora ishte një anije tregtare që mbante flamurin shqiptar. Më 7 gusht 1991, ajo sapo ishte kthyer nga Kuba, me një ngarkesë kallam sheqeri. Sapo mbërriti në Shqipëri ajo u mbush nga mijëra shqiptarë, që kërkuan të shkonin drejt Italisë. Destinacioni i parë ishte qyteti i Brindisit, e më pas u vendos për në Bari.

Varfëria dhe regjimi komunist!

Eksodi nëpërmjet anijes tregtare Vlora ishte episodi më i famshëm, por sigurisht jo i vetmi. Regjimi komunist në Shqipëri kishte izoluar vendin nga bota perëndimore, duke shkaktuar rritjen e shkallës së krimit dhe shtimin e varfërisë. Pas rënies së diktatorit Enver Hoxha, në vitin 1985, situata nuk u përmirësua, e kështu, falë ndikimit të stacioneve italiane, sinjali it ë cilave arrinte përtej Adriatikut, filluan lëvizjet e shqiptarëve për kërkimin e një të ardhmeje më të mirë.

Festimet për përvjetorin e tridhjetë!

Lidhja mes dy popujve sot është më e fortë se kurrë. Të dyja vendet kanë bërë homazhe në nder të kësaj dite. Rajoni i Pulias ka bërë një sërë ekspozitash në nderim të asaj kohe e dite e një gjë e tillë po bëhet dhe në Durrës, me një ekspozitë që do të mbahet nga data 5 deri në 8 gush, shkruajnë mediat italiane.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Rrëzohet një aeroplan i vogël në Gjermani, 2 të vdekur

16:40 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.