Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Tritan Shehu: Kam marrë tre doza. Vaksinimi të vendoset me detyrim për t’u futur në lokale

12:20 / December 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tritan shehu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti demokrat Tritan Shehu i ka marrë tre doza vaksine kundër COVID dhe në rast rekomandimi nga autoritetet shëndetësore është i gati të marrë edhe dozën e katërt. I ftuar në emisionin Publikisht në RTSH, Shehu deklaroi se duhet vaksinim masiv i popullsisë duke nënvizuar nevojën e politikave më të forta si detyrim për t’u futur në lokale, stadium ose ambiente të tjera të përbashkëta.

Shehu nënvizoi ndjekjen e modelit europian sa i përket stategjisë së vaksinimit, duke shtuar se nuk duhet marrë asnjë vaksinë tjetër përveç atyre që janë certifikuar nga EMA.
“Vaksinimi pa dyshim është arma kryesore për sot. Jam për vaksinim masiv të popullisë. Vaksinimi është një proces që duhet realizuar. Janë konceptet politike që inluencojnë në këtë drejtim. Një gjë është që duhet shtyrë dhe duhet ecur përpara me vaksinimin në vend. Ne jemi te 36% e popullsisë të vaksinuar me të dyja dozat. Mesatarja botërore ka kaluar 50%. Ne jemi nën mesataren botërore.
Duhet bërë thirrje për më shumë vaksinim. Duhen vënë bllokime për lokalet, stadiumet apo edhe gjëra të tjera. Gjermanët p.sh. kanë vendosur gjoba. Ky është një detyrim i shtetit që të dialogojë dhe të vendosë për masa të detyrueshme. Italia uli moshën nga 11 në 5 vjeç. Dhe ne duhet të veprojmë si vendet europiane. Doza e tretë është e domosdoshme. Në disa vende europiane po ulet edhe afati i marrjes së dozës së tretë pas tre ose katër muajsh.

Në Shqipëri nuk duhet përdorur asnjë vaksinë tjetër përveç atyre që janë të certfikuara nga EMA, si vaksina Sputnik apo vaksina kineze. Kemi bërë një sallatë ruse me vaksinat. Duhet të jemi realist. Duhet të jemi seriozë me veten tonë.  Unë kam marrë tre doza vaksinash. Po të jetë nevoja do bëjmë edhe të katërtën. Duhen vënë në zbatim të gjitha masat”, tha Tritan Shehu.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gazetari Ferhati zbulon deklaratat në GJKKO: Vlora Hyseni mohon Agasin

21:40 / September 24, 2026

“Territorialja”/ Këshilli Bashkiak Elbasan jep “Ok” bashkimit me Cërrikun dhe Belshin

20:40 / September 24, 2026

Kryeministri Edi Rama nesër në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

20:20 / September 24, 2026

Siguria në Ballkanin Perëndimor, Hoxha takohet në New York me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar

15:49 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.