Kryetarit të PD-së Rithemelimit në Vaun e Dejës, Benard Ndreca i është vendosur tritol në makinën tip Audi, mëngjesin e sotëm në orën 7:30. Lënda ka shpërthyer në momentin që Ndreca ka hipur në makinë, por nuk ka pësuar lëndime.
Aktualisht në afërsi të banesës ndodhen forca të shumta të policisë, por edhe drejtues të grupit të rithemelimit si edhe kandidati për kryetar bashkie i kësaj force, zoti Zef Hila gjithashtu ndodhet edhe deputetja Greta Bardeli, e cila pritet që më vonë të ketë një deklaratë sa i takon kësaj ngjarje të rëndë të ndodhur në prag të nisjes së fushatës së zgjedhjeve vendore të 14 Majit.
Të vetmet dyshime deri në këto momente janë ato të lidhura me fushatën. Ndreca është shprehur se nuk ka konflikte apo hesape me dikë tjetër, ndaj dyshimet e vetme lidhen me fillimin e fushatës elektorale
