Një shpërthim i fortë tritoli ka tronditur shtëpinë e ish basketbollistit të Vllaznisë së Shkodrës, Nikolin Arra.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.30 të mëngjesit ndërkohë që shpërthimi i fortë ka shkatërruar gjithçka.
Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme të shumta materiale.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, shkakun dhe autorët e saj.
Pamjet janë publikuar nga korrespondenti i “Panorama”