Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tritoli në biznes, flet kunati i Noizy-t: Nuk ndihemi të kërcënuar

12:56 / June 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
noyzi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një shpërthim me eksploziv është regjistruar orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Eksplozivi është vënë në lokalin në plazh në pronësi të reperit Rigels Rajku apo i njohur ndryshe si Noizy.

Në dëshminë e tij Noizy tha se ka probleme vetëm me reperin Cllevio, me të cilin bëri sherr para dy ditësh. Ata u shfaqën në një video duke u zënë me grushte para lokalit të tij.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë.

Kunati i reperti, Ermir Gjylezi ka folur për konfliktin mes Noizyt dhe Cllevos si dhe shpërthimin me tritol.

I pyetur se si është gjendja në shtëpi dhe nëse ndihen të kërcënuar pas vënies së tritolit ai tha se gjendja është shumë mirë, të gjithë janë shumë të qetë dhe nuk ndihen aspak të kërcënuar.

“ Jo nuk kemi asnjë shqetësim, të gjithë jemi shumë mirë. Nuk ndihemi të kërcënuar”, u shpreh ai.

Në lidhje me vazhdimin e konfliktit Ermiri rrëfeu se nga ana e tyre kjo gjë është mbyllur dhe tashmë ia kanë lënë në dorë shtetit dhe do të jenë ata të cilët do të merren me situatën.

“Çdo gjë është në dorë të shtetit, do të merren ata me çdo gjë , ne nuk kemi më punë. Noizy është shumë mirë, nuk ndihet aspak i shqetësuar”, tha ai për Panorama Plus.

Cllevio, shoku i reperit tjetër Stresi, mbërriti në ambientet e lokalit të reperit se bashku me disa miq të tij me makina. Pas debatit verbal, Noziy nis ta shqelmojë të riun dhe në momentin kur ky i fundit shpëton nga duart e reperit, futet në një prej automjeteve dhe largohet.

Sherri mes tyre ka nisur pas përplasjeve verbale në rrjetet sociale, ky dy reperët s’kanë kursyer ofendimet ndaj njëri-tjetrit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Bathore

09:15 / October 9, 2026

Arrestohet në Rinas ukrainasi i kërkuar për trafik droge, Ambasada e SHBA zbulon detajet

10:28 / October 8, 2026

SPAK “arkivoi” dosjen “Tropoja”, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut, ekzekutoi 7 antarë të familjes tonë

20:29 / October 7, 2026

SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn, zbardhet vrasja e Renis Dobrës

19:45 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.