Moderatorja Egzona është përfolur për raportin që ka pasur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri me Donald Veshajn dhe Beatrix Ramosaj.
Në Post Big Brother, u shpreh se do të donte që të kishte një përballje me Beatrixën pasi ka dëgjuar gjëra shokuese nga deklaratat e saj.
“Trixa ka pasur disa deklarata shokuese për mua. Por më vjen keq që Trixa ka pritur të gjejë tek unë një Trixë të dytë”, tha ajo pasi ka pasur raport të afërt me Donaldin.
Mes të tjerash, ajo tha se nuk hyri brenda shtëpisë së famshme për t’i dërguar sinjale Donaldit apo që ta ndante nga Trixa pasi siç shtoi ajo, nuk është një vajzë që ndan çifte.
“Unë nuk jam vajzë që bëj diçka, me nda çiftet. Vetëm nëse ka menduar këtë pjesë. Kam parë shumë video që Trixa e ka shprehur disa herë që Egzona më jep shumë energji të mirë, përqafimet e saj më japin energji shumë të mirë. Edhe realisht unë kam pasur një lidhje shumë të ngushtë me Trixën. Gjitha ato përqafime, gjithë ai afrimitet me Trixën ka qenë real sepse realisht e kam ndjerë”, tha Egzona.
