Ish-deputeti Halim Kosova, i lënë jashtë listës nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidaturave në PD, është njëri nga ata që kanë kritikuar staturën e Gazment Bardhit si numri dy i partisë më të madhe në opozitë.
Por cfarë mendon Bardhi?
“Halim Kosovën nuk e kam dëgjuar të ketë kritikuar staturën time, unë jam zgjedhur sekretar në përputhje me statutin e PD-së. Nëse keni një emër konkret jam gati ti kthej përgjigje. Nuk kam dëgjuar asnjë kritikë”, tha ai për abc news.
