Dy shpërthime tritoli kanë ndodhur gjatë natës në Fushë Krujë dhe në Nikël.
Informacionet paraprake bëjnë të ditur se shpërthimi i parë ka ndodhur në një garazh në pronësi të Ramaz Çenia, 58 vjeç, në lagjen “Punëtori” të Fushë krujës.
Ndërsa shpërthimi i dytë ka ndodhur në një mobileri në Nikël. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz në asnjë prej shpërthimeve, përveçse dëme materiale. Policia ka nisur hetimet për zbardhjet e ngjarjeve.
