Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Trondit Karamuço: Majko, Blushi dhe Baba Mondi u mbajtën nën monitorim nga Irani

00:20 / March 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ervin karamuco 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ka treguar këtë mbrëmje detaje tronditëse në Top Story në lidhje me sulmet iraniane ndaj zyrtarëve shqiptarë. Karamuço bëri me dije se janë tre zyrtarë që janë mbajtur nën vëzhgim nga iranianët, bëhet fjalë për klerikun Baba Mondi, Pandeli Majkon dhe Ben Blushin. Majko sipas tij, gjatë një takimi ka rrezikuar edhe jetën.“Kemi dy institucione shumë të rëndësishme të Iranit të cilat të dyja bashkë kanë një buxhet 10 mld dollarë, ministria e inteligjencës dhe garda revolucionare. Ne kemi një ndihmë të drejtpërdrejtë të Qazim Sulejmanit që na vjen në Shqipëri për të hedhur në erë dhe sulmuar kryegjyshatën botërore të bektashijve. Ky është akti i parë që rrezikohen klerikët, akti i dytë ishte kur do të hidhej në erë një stadium ku po luante Shqipëria dhe Izraeli. Loja u anulua dhe u bënë një qytet tjetër në kushte të rrepta sigurie. Aktin e tretë e kemi pak muaj para se të shfaqej agresioni kibernetik, kemi një person që arrestohet i lidhur me një grup brenda kampit që po jepte informacione për ata që banojnë brenda kampit të gjithë me emra dhe po jepte informacion se kush janë pikat e dobëta të kampit në mënyrë që të sulmoheshin me eksploziv. Pasi ky person u kap u arrestua dhe u dënua, menjëherë këta që kemi përballë menduan që e vetmja mënyrë për ta identifikuar është të futen në sistemin TIMS dhe kanë nxjerrë certifikatat që kishin marrë ata për të qëndruar në Shqipëri si resident të përkohshëm. Më pas kur e panë se ishte i lehtë të merrej informacioni kanë hyrë në sistemet tona por fillimisht nuk ka qenë sulm terrorist, ne na kanë rrezikuar deri tani tre të identifikuar një klerik Baba Mondin, një politikan Pandeli Majkon dhe Ben Blushin. I kanë mbajtur target në shënjestër madje në 2018 Majko kur ishte në një takim bashkë me ish-prokurorin e New York, është kapur një fugon duke hynë në afërsi të këtij zhvillimi me eksploziv. Ajo që kemi parë ne është se na kanë paralajmëruar se do na sulmojnë edhe me dron dhe ambasada është mbajtur jo vetëm për sulmet kibernetike por edhe për spiunazhin e akteve terroriste që donin të kryenin në territorin e Shqipërisë. Pra ja sa shumë rrezikuam ne në atë kohë vetëm për këtë mikpritje.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta e thirrur nga PD, nis marshimi nga selia blu drejt Kryeministrisë, me në krye Flamur Nokën

13:01 / October 31, 2026

Risitë e Diellës në e-Albania/ Shërbimet digjitale, një administratë publike më moderne dhe më efikase

12:53 / October 31, 2026

“Ani, le të vritem, por ti do të përgjigjesh”! Rrëqeth Rita Petro

23:01 / October 30, 2026

Demo: Mbrojtja e fëmijëve nga çdo formë dh*ne, detyrim i panegociueshëm nga të gjithë

22:02 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.