Një 52-vjeçar është arrestuar në Albstadt të Gjermanisë, pasi dyshohet si i përfshirë në vrasjen e një 23-vjeçari.
Por, gjatë kontrollit, në oborrin e shtëpisë së të akuzuarit është gjetur trupi i varrosur i një gruaje 20-vjeçare.
Policia gjermane ka njoftuar se të tre njihnin njëri-tjetrin dhe ishin italianë, gruaja kishte edhe nënshtetësinë gjermane. Ajo ishte raportuar e zhdukur që nga e diela. Ajo dhe 52-vjeçari i dyshuar po jetonin në të njëjtën shtëpi, por në pjesë të ndara, kanë bërë të ditur autoritetet gjermane.