Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Tronditet opinioni publik/ 14-vjeçari i shet drogë dhe përdhunon një grua në tualetin e klubit të natës

21:14 / July 4, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bloom
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Opinioni publik dhe strukturat ligjzbatuese në Britaninë e Madhe janë tronditur së fundmi pas publikimit të lajmit se një 14-vjeçar është arrestuar pasi një grua dyshohet se është përdhunuar në tualetin e një klubi nate prej tij. Adoleshenti u ndalua pas incidentit tronditës në klubin “Bloom”, në fshatin Gay të Mançesterit në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Një grua dhe miqtë e saj u thanë policëve se atyre iu afrua një adoleshent duke u ofruar atyre t’u shiste drogë rreth orës 4:15 të mëngjesit dhe ai shkoi në tualet me gruan që më vonë u bë preja e tij. Dyshohet se gruaja është përdhunuar brenda njërës prej kabinave. Ajo thuhet se u ka dërguar mesazh miqve të saj duke kërkuar ndihmë rreth njëzet minuta më vonë, ndërsa ata kanë lajmëruar stafin e klubit.

Stafi i sigurisë e gjeti adoleshentin dhe ai u ndalua jashtë vendit të ngjarjes, por u lejua të largohej pasi viktima nuk donte të lajmëronte policët, sipas një raporti të policisë.

Por një nga miqtë e viktimës kontaktoi policinë rreth orës 5 të mëngjesit për të raportuar përdhunimin e dyshuar dhe oficerët mbërritën në klubin e natës. Djali 14-vjeçar u arrestua më pas me dyshimin për përdhunim dhe u dërgua në paraburgim për t’u marrë në pyetje përpara se të lirohej me kusht.

Duke folur në një seancë për licencimin të premten, oficeri i policisë Stuart Hammersley tha se detektivët besojnë se adoleshenti hyri në klub duke përdorur një ID të rreme. Dhe oficerëve iu tha gjithashtu se një roje sigurie kishte hyrë në tualet, trokitiur në derë dhe kuptoi se ishin dy persona brenda, por ai u largua pa ndërmarrë asnjë veprim.

PC Hammersley tha: “Unë nuk mendoj se i është thënë asgjë konkretisht për atë që po ndodhte, por padyshim, nuk do të ishte praktikë e mirë për sigurinë që të lejonte dy persona të qëndronin në një tualet së bashku pa kryer kontrolle”.

PC Hammersley tha se ishte “i tronditur” që klubi i natës nuk kontaktoi policinë pasi sigurimi e gjeti adoleshentin dhe e ndaloi atë jashtë vendit të ngjarjes.

Ai tha: “Kjo është një nga gjërat më befasuese të gjithçkaje që ka ndodhur. Nëse do të ishte një incident shumë i vogël, nëse dikush do të ishte shtyrë ose grushtuar dhe nuk ishte një lëndim serioz, dhe ata nuk donin që policia të përfshihej, unë mund ta kuptoja arsyen. Por duke pasur parasysh natyrën e rëndë të kësaj ngjarje, jam i tronditur që ata nuk na kontaktuan për të thënë se çfarë kishte ndodhur”.

14 vjecari klub nate perdhunon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.