Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, janë shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër.
Mësohet se një person ka mbetur i plagosur. Ai është nisur me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë.
Nuk dihen ende rrethanat dhe identiteti i të plagosurit, teksa policia ka nisur hetimet.
