Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Trualli që “burgosi” Jorgo Goron, SPAK vë nën sekuestro gjithë tokën e investimit strategjik në Dhërmi

19:58 / April 5, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1711370615 jorgogorobeleri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Posaçme, SPAK, i ka vënë shiritin e sekuestros edhe sipërfaqes së dytë të truallit të investimit strategjik të ish-deputetit Artan Gaçi në bregdetin e Dhërmiut. Sipërfaqja prej 5080 m2 është një nga dy sipërfaqet, regjistrimi i së cilave dërgoi në qeli ish-kryebashkiakun në detyrë të Himarës, Jorgo Goro.

SPAK njoftoi zyrtarisht se Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën për sekuestrimin e këtij trualli, për llogaritë hetimit të nisur ndaj Goros dhe 4 personave të tjerë, 3 nga të cilët ish-zyrtarë të Bashkisë Himarë dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Vlorë. Sipas SPAK, nga hetimi paraprak ka rezultuar se të dyshuarit e kësaj çështjeje kanë realizuar me veprime konkrete zhvendosjen faktike në terren të sipërfaqes së sekuestruar, duke ja mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit.

“Shtetasit nën hetim kanë tejkaluar të gjitha kompetencat që ligji i njeh, duke u shprehur për ekzistencën e një mbivendosje pasurish të paluajtshme në terren dhe më pas duke konfirmuar një plan vendosje, e cila nuk i korrespondon rrethanave faktike në terren”.

Referuar hetimit, kjo plan vendosje ka shërbyer më pas jo veç përshit-blerjen e pronës, por edhe për zhvillimin e saj, pajisjen me leje ndërtimi për një kompleks turistik, investim strategjik. Kompleksi do të ndërtohej mbi këtë sipërfaqe, që i ishte bashkangjitur sipërfaqes tjetër prej 5512 m2, që është po ashtu nën sekuestro nga SPAK prej tetorit të vitit të shkuar.

Trualli i “ngrirë” më herët dyshohet të jetë regjistruar me kërkesë të ish-kryebashkiakut Goro, përmes një dosjeje me dokumente të falsifikuara. Aktualisht, e gjithë sipërfaqja prej gati 10 600 m2 e investimit strategjik, që është në fakt pronësi shtet, është nën masën e sekuestros. /A2cnn/

Jorgo Goro spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.