Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Trump bisedime me Kinën për tarifat doganore

09:20 / June 9, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
71499795 1004 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas një bisede telefonike mes Presidentit të SHBA-së Trump dhe homologut të tij kinez Xi, pritet një lëvizje në mosmarrëveshjen tregtare mes dy vendeve. Trump njoftoi për bisedime mes delegacioneve të të dy vendeve.

Sipas një njoftimi të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, zyrtarë të lartë nga SHBA-ja dhe Kina do të takohen të hënën në Londër për të zhvilluar bisedime të mëtejshme tregtare. Delegacioni amerikan do të udhëhiqet nga ministri i Financave, Scott Bessent, ministri i Tregtisë Howard Lutnick dhe i ngarkuari për Tregtinë Jamieson Greer, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social. Presidenti i SHBA-së u shpreh me optimizëm: “takimi pritet të shkojë shumë mirë”.

Telefonatë me Xi Jinping

Trump ra dakord për raundin e ri të bisedimeve në një telefonatë që zhvilloi të enjten (05.06.) me Presidentin kinez Xi Jinping. Sipas Presidentit Trump bisedimet kanë për qëllim të diskutojnë detajet e njëmarrëveshjeje tregtare të arritur në maj midis dy ekonomive më të mëdha të botës.

Pas telefonatës midis dy presidentëve Kina u shpreh shumë më e rezervuar dhe i kërkoi SHBA-së t’u përmbahet kushteve dhe rregullave të ndërsjella të përfshira në marrëveshje. Pekini deklaroi se pala kineze e ka zbatuar marrëveshjen me seriozitet dhe ndërgjegje.

Përpjekje për shtensionim

Trumpi po ndjek që nga marrja e detyrës një kurs të ashpër në politikën tregtare ndaj Kinës. Për një moment republikani madje i rriti tarifat doganore ndëshkuese ndaj importeve kineze në SHBA deri në shifrën marramendëse prej 145 përqindësh, të cilave Pekini iu përgjigj me kundër-tarifa. Në mesin e muajit maj të dyja palët ranë dakord në një takim në Zvicër që të ndalonin spiralen e përshkallëzimit dhe ranë dakord, të paktën përkohësisht, për një ulje të ndërsjellë të tarifave doganore ndëshkuese./DW

bisedime dogane Kina tarifa trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.