Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Trump: Do të godasim fort, do ta kthejmë Iranin në Epokën e Gurit! Macron: Ndërhyrja ushtarake në Ngushticën e Hormuzit është jorealiste

19:53 / April 2, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Iranii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Donald Trump përsëriti pretendimet se lufta në Iran është fituar nga SHBA dhe Izraeli. Në fjalimin e tij drejtuar kombit amerikan mbrëmjen e së mërkurës Presidenti i SHBA tha se brenda dy-tre javëve kur sipas tij pritet të përfundojë lufta, ushtria amerikane do të ndërmarrë sulme të ashpra ndaj objektivave të mbetura në Iran. Sipas Presidentit amerikan, goditja do të ishte aq e fotë, sa do ta kthente Iranin në Epokën e Gurit. Trump deklaroi se sulmet do të vijojnë njëkohësisht me bisedimet.

“Mund të them sonte se jemi në rrugën e duhur për të përfunduar së shpejti të gjitha objektivat ushtarake të Amerikës. Shumë shpejt. Do t’i godasim jashtëzakonisht rëndë gjatë 2-3 javëve të ardhshme. Do t’i kthejmë ata në Epokën e Gurit, aty ku i takon. Ndërkohë, diskutimet janë duke vazhduar”, tha Trump.

Por kërcënimeve të Trump për veprime ushtarake të ashpra në 2 javët në vijim, ushtria iraniane iu përgjigj me të njëjtat tone, kur tha se ajo do të reagojë me sulme të paprecedenta.

Lidhur me bisedimet e pretenduara të paqes, Ministria e Jashtme Iraniane tha se nuk do të përfshihet në një cikël vicioz që do të rezultonte i dëmshëm për gjitha rajonin dhe më gjerë.

Nga ana tjetër, Presidenti francëz Emmanuel Macron ka hedhur poshtë thirrjen e Donald Trump që vendet e tjera të përdorin forcën ushtarake për të zhbllokuar Ngushticën e Hormuzit, duke e quajtur sugjerimin “jorealist”.

Reuters raportoi duke cituar ministrin e jashtëm të Pakistanit vendi i të cilit po ndërmjetëson komunikimin e deritanishëm të palëve se përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje vijojnë, por amerikanët deri më tani nuk kanë konfirmuar angazhimin e një delegacioni konkret për të diskutuar me Pakistanin për një axhendë negociatash.

epoken godasim gurit iranin trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.