Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Trump: E duam Groenlandën, kemi interesa strategjike

13:00 / March 14, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1741947876xkr trump rutte groenlanda frame 98 717 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i tha Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte se kontrolli i SHBA-së mbi Groenlandën është i nevojshëm për të rritur sigurinë ndërkombëtare, duke përshkallëzuar fushatën e tij për të aneksuar ishullin strategjik Arktik. I pyetur drejtpërdrejt për perspektivën e aneksimit, Trump tha: “Unë mendoj se kjo do të ndodhë”.

“Mendoj se kjo do të ndodhë. Thjesht mendoj se pse nuk e kam bërë më parë këtë gjë, por jam tani i ulur me një person i cili mund të jetë shumë i dobishëm. E dini, ajo na duhet për sigurinë ndërkombëtare, jo thjesht sigurinë. Kemi shum nga mjetet tona luftarake, përfshi edhe raketat kruize përreth bregut. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe do të flasim përsëri”.

Trump e ka bërë aneksimin e Groenlandës nga SHBA-ja një pikë kryesore bisedimi që kur ai mori detyrën më 20 janar. Komentet e tij sugjeruan se ai mund të donte që NATO të përfshihej në përpjekjen e tij për të marrë nën kontroll ishullin, një territor gjysmë autonom danez.

Kjo pomadë e fuqishme shëron gjunjët dhe nyjet për 4 netë!
Versatil
Komentet shfaqën një refuzim të shpejtë nga kryeministri në largim i Grenlandës.

“Presidenti i SHBA-së ka shprehur edhe një herë mendimin për të na aneksuar”, tha Mute Egede në një postim në Facebook. “Mjaft është mjaft.”

Jens-Frederik Nielsen, kreu i partisë pro-biznesit të ishullit Demokraatit, e cila fitoi zgjedhjet parlamentare të Groenlandës të martën, hodhi poshtë gjithashtu komentet.

“Deklarata e Trump nga SHBA-ja është e papërshtatshme dhe vetëm tregon edhe një herë se ne duhet të qëndrojmë së bashku në situata të tilla”, shkroi Nielsen në Facebook.

NATO dhe ambasada e Danimarkës në Uashington nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment.

Donald Trump groenland nato SHBA strategji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Duhet koordinim shtetëror dhe diplomatik për të ndryshuar vendimin!

16:20 / September 20, 2026

Tragjedi në Dibër, 22-vjeçarja mb*tet në lumin Drini i Zi

16:00 / September 20, 2026

Masa të reja në arsim në Itali, Meloni: Do të ketë limit për studentët e huaj në klasa

15:39 / September 20, 2026

Victoria Beckham rrit shitjet pas dokumentarit, por marka e modës ende përballet me humbje

15:21 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.