Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Trump njeh Guaidon si President, Venezuela përfshihet nga trazirat; 4 të vdekur

09:43 / January 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
venezuel
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Venezuela është përfshirë nga protestat për të rrëzuar qeverinë e presidentit Nicolas Maduro, teksa pjesa më e madhe e liderëve botërore, përfshi dhe kryeministin Rama së fundmi, njohin si president liderin e opozitës, Juan Guaido.

Vetëm pak përpara zhvillimit të një proteste nga opozita, ku lideri i saj shpalli veten si president në detyrë i Venezuelës, është raportuar për 4 persona të vdekur pas përplasjeve protestues-polici.

Maduro u betua për një mandat të dytë në fillim të janarit, pas zgjedhjeve që u cilësuan si të turpshme nga shumica e komunitetit ndërkombëtar.

Por, Venezuela ka disa vite që ndodhet në “rënie të lirë” ekonomike, që kur drejtimin e vendit e mori Maduro, pas vdekjes së Hugo Chavez. Hiperinflacioni dhe mungesat e ushqimeve të shportës bazë, por edhe mjeteve të tjera të domosdoshme, kanë detyruar miliona venezuelianë të ikin nga vendi.

Këtë të mërkurë, presidenti amerikan Donald Trump njohu zyrtarisht kreun e opozitës venezueliane, Juan Guaido, si president të përkohshëm të vendit, një veprim që u pasua menjëherë edhe nga qeveria e Perusë fqinje, që ka mbajtur një barrë të rëndë të refugjatëve nga Venezuela.

Por, në një dalje nga selia e presidencës, në Karakas, Maduro u shfaq sfidues, duke ndërprerë lidhjet diplomatike me atë që e quajti “qeveri imperialiste e Shteteve të Bashkuara”, duke iu dhënë 72 orë kohë stafit diplomatik amerikan që të largohet nga vendi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta e thirrur nga PD, nis marshimi nga selia blu drejt Kryeministrisë, me në krye Flamur Nokën

13:01 / October 31, 2026

Risitë e Diellës në e-Albania/ Shërbimet digjitale, një administratë publike më moderne dhe më efikase

12:53 / October 31, 2026

“Ani, le të vritem, por ti do të përgjigjesh”! Rrëqeth Rita Petro

23:01 / October 30, 2026

Bie popullariteti i Mbretit Charles/ Niveli më i ulët që nga marrja e fronit, Princi William kryeson listën

22:39 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.