Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar ashpër këngëtaren Rihanna, në prag të performancës së saj në SuperBowl. Trump shkroi në rrjetin social “Truth Social”: “Pa stilisten, ajo do të ishte një hiç. Nuk ka asgjë të mirë dhe NUK KA TALENT!”
Gjatë gjithë administratës Trump, Rihanna kritikonte dhe ironizonte presidentin në internet, duke përfshirë rishpërndarjen e një videoje që tregonte Zonjën e Parë Melania Trump e cila refuzonte të mbante dorën e Trump.
Në vitin 2018, kompania e të drejtave të performancës së yllit të pop-it e detyroi Trump të ndalonte përdorimin e muzikës së saj në mitingjet e tij. Rihanna do të kthehet në skenë pas 7 vitesh dhe duket se Donald Trump ka pritur këtë rikthim që t’i kundërpërgjigjet këngëtares së famshme për deklaratat që ajo ka bërë në vitin 2019.
Atëherë, në një intervistë për revistën “Vogue”, Rihanna e quajti Trumpin “njeriun më të sëmurë mendërisht në Amerikë”.