Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Trump: Optimist për mbarimin e konfliktit në Ukrainë

11:20 / April 21, 20252 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
trumpi
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se është optimist në lidhje me mbarimin e konfliktit në Ukrainë.

Shpresojmë se Rusia dhe Ukraina do të bëjnë një marrëveshje këtë javë, shkroi Trump në rrjetin social Truth Social. Të dy vendet do të fillojnë të bëjnë biznes të madh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që po lulëzojnë e do të pasurohen.

Kohët e fundit, Trump i ka bërë thirrje Kievit e Moskës të tregojnë gatishmëri për kompromis në luftën që Rusia filloi kur nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, mbi tre vjet më parë. Qeveria amerikane e bëri të qartë se vetëm kështu mund të ndalojë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës.

Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi të shtunën një armëpushim të shkurtër për festën e Pashkës edhe pse palët kanë akuzuar njëra-tjetrën se nuk janë përmbajtur nga sulmet.

Megjithatë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pranoi se të paktën nuk pati sulme ajrore dhe dje kërkoi që çdo sulm me dronë e raketa me rreze të gjatë veprimi në infrastrukturën civile duhet të ndërpritet për një periudhë prej të paktën 30 ditësh.

Të dyja palët raportuan për sulme të dielën e Pashkës, edhe pse këto pretendime nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur. Autoritetet ruse njoftuan për të paktën tri shpërthime në rajonin e pushtuar të Donjeckut, në lindje të Ukrainës.

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi se gjatë natës, Kievi kreu 48 sulme me dronë ndaj shënjestrave në Rusi e në territoret e pushtuara nga Rusia në Ukrainë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se forcat ruse kanë vazhduar bombardimet përgjatë vijës së frontit, pavarësisht njoftimit të presidentit rus, Vladimir Putin, për një armëpushim të shkurtër me rastin e festës së Pashkëve. Armëpushimi 30 orësh ishte pauza më e rëndësishme në luftimet mes palëve gjatë këtij konflikti trevjeçar.

bisedim Donald Trump luft Rusia ukraina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Hungaria tërhiqet nga gjykata e Hagës

22:09 / May 20, 2025

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, të gatshëm për kompromise për qeverinë

21:34 / May 20, 2025

Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, mes tyre i riu shqiptar

21:16 / May 20, 2025

BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

21:01 / May 20, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.