Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Trump rikthehet ‘online’, prezanton blogun e tij personal

09:24 / May 5, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trump
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka krijuar një hapësirë në faqen e tij online ku do të mund të postojë komente.

Ai ka marrë këtë hap para vendimit të gjigantit Facebook, i cili do të vendosë nëse do ta vazhdojë bllokimin e llogarisë së Trumpit në këtë platformë.

Trump ka prezantuar blogun e ri, që u mundëson të tjerëve të shpërndajnë mesazhet në Facebook dhe Twitter.

Trump nuk ka arritur së fundmi te secili ndjekës i tij pasi Facebook ia ka pezulluar llogarinë më 7 janar, për shkak të komenteve, që sipas udhëheqësve të rrjeteve sociale kanë nxitur dhunë, që më pas ka rezultuar me trazira vdekjeprurëse në Kongresin amerikan.
Vendimi për të rishikuar vendimin nëse duhet vazhduar pezullimin e llogarisë do të varet nga Facebook dhe i njëjti nuk mund të apelohet.

Ky vendim është duke u shikuar me vëmendje nga politikanët, ekspertët për liri të mediave dhe aktivistë nga e gjithë bota, meqë për disa ky vendim mund të krijojë precedent.

Për dallim nga Facebook, platforma tjetër, Twitter – e preferuara e Trumpit – ia ka bllokuar atij përgjithmonë qasjen për shkak të situatës që më pas ka shpërthyer në Kongres më 6 janar./REL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Microsoft: Të gjitha shërbimet tona tashmë janë funksionale

13:50 / November 14, 2026

Miliona njerëz pa akses në email, probleme me Outlook në të gjithë botën

20:18 / November 12, 2026

Meta përdor inteligjencën artificiale për t’i zbuluar adoleshentët që gënjejnë për moshën

23:00 / November 11, 2026

Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

20:39 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.