Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Trump u kërkon dorëheqjen miliona punonjësve: Do ju paguhen rrogat deri në shtator!

12:15 / January 29, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
75909600 d79a 11ef bf54 f90c0ce5809d sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dorëheqje tani në këmbim të tetë rrogave të paguara deri në shtator: Presidenti amerikan befasoi me ofertën e bërë punonjësve federalë, që nuk duan të kthehen në zyrë, lëvizje kjo që synon tkurrjen e qeverisë amerikane.

Në një email dërguar miliona punonjësve, administrata e tij i informoi punonjësit se kanë kohë deri më 6 shkurt për të vendosur nëse duan të jenë pjesë e programit të “dorëheqjes së shtyrë”.

Nëse ata pranojnë të lënë punën e tyre deri në atë datë, mesazhi thotë se ata do të përfitojnë nga paketa që u garanton 8 muaj paga. Administrata Trump pret që deri në 10% e punonjësve të pranojnë ofertën, që do të thotë rreth 200,000 nga më shumë se dy milionë punonjës të qeverisë federale.

Zyrtarë të lartë të administratës Trump u kanë thënë mediave amerikane se ky program mund t’i kursejë qeverisë deri në 100 miliardë dollarë. Punonjësit që donin të pranonin ofertën duhej t’i përgjigjeshin një email-i me fjalën “dorëheqje” në hapësirën e dedikuar subjektit. Oferta përfshin paga dhe përfitime për punonjësit deri më 30 shtator. Disa punonjës nuk e morën ofertën, duke përfshirë punonjësit e postës, anëtarët e ushtrisë, zyrtarët e imigracionit dhe disa personel të sigurisë kombëtare, sipas emailit.

Mesazhi nga Zyra e Menaxhimit të Personelit, paralajmëronte gjithashtu për ndikimin edhe tek ata që zgjedhin të qëndrojnë. “Ne nuk mund t’ju japim siguri të plotë në lidhje me pozicionin tuaj, por nëse ai eliminohet, ju do të trajtoheni me dinjitet“, theksohet më tej.

Donald Trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.