Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Trump zgjedh Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë

18:53 / November 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
brooke
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka në plan të emërojë Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë. Zonja Rollins drejton organizatën “America First Policy Institute”

“Në postin e Sekretares së Bujqësisë, Brooke do ë drejtojë përpjekjet për mbrojtjen e fermerëve amerikanë, të cilët në të vërtetë janë shtylla qendrore e vendit tonë”, tha zoti Trump në një deklaratë.

Nëse konfirmohet nga Senati, zonja Rollins do të drejtojë një agjenci me 100,000 punonjës që ka zyra në çdo qark të Shteteve të Bashkuara dhe do të mbulojë një gamë të gjërë çështjesh, si siguria ushqimore, zhvillimi rural, hulumtimet në fushën e bujqësisë dhe tregtia, mes të tjerash.

Buxheti i agjencisë për vitin 2024 ishte 437.2 miliardë dollarë.

Axhenda e kandidates do të ndikojë tek dieta ushqimore dhe shpenzimet e amerikanëve për ushqimin. Zyrtarët e Departamentit të Bujqësisë negociojnë marrëveshje tregtare, japin rekomandime për dietën, inspektojnë prodhimet e mishit, luftojnë zjarret dhe mbështesin qasjen në internet për zonat rurale, mes aktiviteteve të tjera.

“Brooke është e përkushtuar ndaj fermerëve amerikanë, për mbrojtjen sigurisë ushqimore në vend, dhe rigjallërimin e qyteteve të vogla të varura nga bujqësia”, thuhet në deklaratën e zotit Trump.

“America First Policy Institute” është një organizatë me prirje të djathta që ka punuar ngushtë me fushatën e zotit Trump për të ndihmuar në formimin e politikave për administratën e tij të ardhshme. Zonja Rollins drejtoi Këshillin e Politikave të Brendshme gjatë mandatit të parë të zotit Trump.

Në krye të Departamentit të Bujqësisë, zonja Rollins do drejtojë negociatat e reja vitin e ardhshëm për marrëveshjen tregtare SHBA-Meksikë-Kanada.

brookr rollins bujqesia trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.