Këtë të hënë, në plazhin e Durrësit është gjendur trupi pajetë i një gruaje ende të paidentifikuar. Kufoma është pikasur nga kalimtare të rastit në zonën e sektorit Iliria. Trupi i saj është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit për autopsi. Policia po punon për të identifikuar gruan që u gjend e mbytur. Sipas policisë, deri tani nuk ka asnjë denoncim për persona të zhdukur apo të humbur me tiparet e gruas që u gjet e vdekur mesditën e sotme.
Postime te ngjashme
Add A Comment
