Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Truri” i pengmarrjes së Prengës/ Bashkëshortja e Altin Hajrit rrëfen dënimin në Holandë dhe pasuritë

20:31 / February 3, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u zëvendësuan me bujë në hyrje të resortit “Golden” nga njësia me emrin Operacioni Forca e Ligjit, policia nuk ka asnjë të dhënë se ku gjendet Altin Hajri, i kërkuar prej ditësh.

36 vjeçari konsiderohet aktiv me veprime në brendësi të kompleksit, aty ku besohet se Jak Prenga u soll i pajetë nga katër shkodranë të kërkuar, aty ku më pas u planifikua edhe zhdukja e trupit të tij. Në vazhdën e hetimeve, ku janë përfshirë edhe pasuritë e emrave të lakuar si organizatorë të pengmarrjes, Prokuroria ka pyetur ndërkohë familjarë të Altin Hajrit, jo vetëm për adresën e 36 vjeçarit të skeduar edhe më herët për problemet me narkotrafikun, por edhe për pronësinë e kompleksit “Golden”.

Burimet e sigurta të Top Channel bëjnë me dije se është pyetur bashkëshortja e Altin Hajrit, shtetësja me inicialet V.H. Gruaja sipas burimeve të Top Channel tregon se Altin Hajri është kthyer në Shqipëri në datën 30 dhjetor 2019, pasi për dy vite ka vuajtur një dënim në Holandë.

Gruaja tregon se ajo nuk e di kujt i përket “Golden”. Por me menaxhimin e kompleksit merret vjehrra ime shton më tej dëshmitarja. Gjithashtu sipas dëshmitares kompleksi ka si menaxher shtetasin Olsi Turja, ndërsa të ardhurat që burojnë nga kompleksi administrohen nga familja e Altinit si dhe tre fëmijët e çiftit thuhet më tej në dëshmi.

Olsi Turja është lënë nën “arrest me burg” së bashku me katër të tjerë, shumica të afërm të Altin Hajrit. Kamera e sigurisë që është nisur për ekspertim shfaq disa persona që nxjerrin të pajetë Jak Prengën dhe e hipin në makina të tjera.

49 vjeçari, sipas dëshmisë së vëllait të tij të quajtur Anton prenga, u rrëmbye për të kërcënuar vëllain tjetër Astrit Prenga, i cili bashkë me shtetasin Gëzim Shullani kishin nxjerrë nga porti për llogari të një anglezi dhe një iraniani ngarkesën prej 260 kilogramë kokainë por që më pas nuk e kishimn dorëzuar.

Kjo ngarkesë i përkiste grupit të Gentian Doçit, edhe ky i kërkuar dhe siç rezulton nga dëshmia e vëllait të pengut ai kishte realizuar rrëmbimin në Shqipëri, ndërsa emri i shkodranit i është treguar familjes përmes telefonit nga një tjetër bashkëpuntor, i quajtur Gramoz Rexhepi që mendohet se ka siguruar drogën në Ekuador.

Pengu u rrëmbye në datën 17 janar ora 10.54 me mjetin “Range rover”, ndërkohë që ky automjet hyn në kompleks në orën 11.35 të së njëjtës ditë, për t’u djegur më pas në orën 20.29 minuta./Top Channel

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Apeli ndryshon masën e sigurisë për Petri Bozon, producenti lirohet nga paraburgimi dhe kalon në “arrest shtëpie”

20:35 / August 15, 2026

Tentativë vrasjeje në Elbasan, arrestohet autori! Shënjestra i shpëton atentatit në lokal

17:34 / August 15, 2026

Tentativë vrasjeje në një lokal në Elbasan, personi nxjerr armën dhe e drejton ndaj një tjetri

17:21 / August 15, 2026

Zjarri në Parkun e Lurës në Dibër jashtë kontrollit, flakët djegin 300 hektarë pyje. Në operacion 2 avionë dhe 2 helikopterë

17:18 / August 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.