Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

”Truri” që emigron jashtë/ Nga 100 shqiptarë të arsimuar që ikin nga vendi, veç 28 punojnë në profesion

15:44 / August 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rinia7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

”Truri” i vendit që ikën nga vendi, është një realitet i vërtetë, por edhe aty ku shkojnë, nuk gjejnë parajsën. 28% e të rinjëve arrijnë të punësohen në profesionet të cilat janë arsimuar, që e bën të renditet ndër të fundit në nivel global. Ekspertët e punësimit ngrenë shqetësimin se numri i madh i diplomave të marra në Shqipëri nuk ju siguron dijet e nevojshme për t’u përshtatur në tregun ndërkombëtar.

”Që do të thotë nga 100 shqiptarë të arsimuar që largohen nga Shqipëria, vetëm 28 prej tyre punojnë në profesion. Në radhë të parë, ky arsimimi që ne e quajmë këtu, kur shkon dhe ballafaqohet me njohuritë dhe aftësitë që duhen në vende që janë më të zhvilluara se ne, si duket ne nuk kemi të njëjtën gjatësi vale me ta dhe kjo e bën që të arsimuarit tanë të mos konsiderohen si të tillë. Pra, të shihet me kujdes pjesa e trurit tonë është vërtetë truri apo pseudotru?”, tha Erald Pashaj, ekspert punësimi.

Si e shpjegojnë studiuesit kompromisin e bërë nga shqiptarët që largohen nga Shqipëria duke lënë pas punë të profileve me pozicione të larta? ”Pse pranojmë që të shkojmë të bëjmë punë të çfarëdolloj natyre, sado që atje jemi nën statusin social që jemi këtu? Prapë jemi të gatshëm të pranojmë rënien e statusit sepse këtu jemi keq. Nuk është mirë në paga, por edhe në kushte, në stres, në ngarkesën që marrim çdo ditë”, tha Pashaj.

Veç mospërputhjes së arsimimit me aftësitë, një tjetër faktor ndikues, shpjegojnë ekspertët e punësimit është edhe mentaliteti i nënshtrimit të trashëguar nga periudha e komunizmit. Specialistët e mjekësisë të larguar nga Shqipëria drejt Europës, janë ata që e kanë pasur më të lehtë punësimin në profesion, për shkak edhe të kërkesës së lartë në këto pozicione pas pandemisë së Covid-19.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stuhia me shi e breshër godet Elbasanin, rrugët përmbyten dhe era e fortë sjell probleme në qytet

14:05 / July 24, 2026

“Besimi nuk vritet me një krisëm“ Rama dorëzon ‘Besën’: Kjo është kthesa e mandatit të katërt/ Qytetarët të mos ndihen të padëgjuar dhe të papërfillur

13:49 / July 24, 2026

Rama: Ligji për zonat e mbrojtura do të harmonizohet 100% me direktivat e BE-së

13:02 / July 24, 2026

Mbledhja e grupit të PS/ Peleshi prezanton bilancin e dy sesioneve të para: 131 ligje të miratuara, integrimi në BE në qendër të punës

12:01 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.